TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fillon në Istanbul takimi trepalësh Türkiye-ShBA-Ukrainë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nënshkroi dje dekretin për formimin e delegacionit ukrainas që do të marrë pjesë në bisedimet e paqes të cilat zhvillohen në Istanbul.
Fillon në Istanbul takimi trepalësh Türkiye-ShBA-Ukrainë
Fillon në Istanbul takimi tripalësh Türkiye-ShBA-Ukrainë / User Upload
16 Maj 2025

Në Istanbul ka filluar takimi trepalësh Türkiye-ShBA-Ukrainë i mbajtur në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe.

Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, delegacionet turke, amerikane dhe ukrainase u takuan në Zyrën e Presidencës Dolmabahçe në Istanbul nën kryesinë e ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan.

Delegacioni amerikan përfshin Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ambasadorin e ShBA-së në Ankara, Tom Barrack dhe përfaqësuesin special të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për Ukrainën, Keith Kellogg.

Delegacioni ukrainas përfshin shefin e Zyrës së presidentit të Ukrainës Andriy Yermak, ministrin e Punëve të Jashtme Andrii Sybiha dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nënshkroi dje dekretin për formimin e delegacionit ukrainas që do të marrë pjesë në bisedimet e paqes që do të zhvillohen në Istanbul.

Takimi trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë që do të mbahet në të njëjtin vend është planifikuar të fillojë pasditen e sotme. 


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us