RAJONI
1 minuta leximi
Takimin BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Shkup Komisarja evropiane për zgjerimin
Marta Kos është pritur në Shkup nga ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, i cili u shpreh se integrimi në BE nuk është vetëm përkushtim deklarativ, por prioritet strategjik i qartë për qeverinë.
Takimin BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Shkup Komisarja evropiane për zgjerimin
Takimin BE-Ballkani Perëndimor, mbërrin në Shkup Komisarja evropiane për zgjerimin / Timco Mucinski | Twitter
13 orë më parë

Komisarja e Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim, Marta Kos, ka arritur në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor.

Kos është pritur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili pas pritjes shkroi në X se integrimi në BE nuk është vetëm përkushtim deklarativ, por prioritet strategjik i qartë për qeverinë.

"Samiti i nesërm do të përqendrohet në Planin e Rritjes, agjendën e reformave dhe sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe rajoni në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE", ka deklaruar Mucunski.

Maqedonia e Veriut nesër pret takimin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor.



BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us