Besimtarët myslimanë kanë falur namazin e teravisë së parë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muajit të agjërimit.
Një numër i madh besimtarësh në Shkup, Tiranë, Prishtinë, Prizren dhe në qytete të tjera të rajonit u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të taravisë.
Maqedoni e Veriut
Xhamia Mustafa Pasha në Shkup, si në të gjitha xhamitë e tjera në Maqedoninë e Veriut, ishte e mbushur përplot me besimtarë muslimanë për faljen e taravisë së parë.
Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, pas mbushjes së ambienteve të brendshme.
Kosovë
Xhamia e Madhe në Prishtinë, “Sulltan Mehmet Fatih” u mbush mbrëmjen e së premtes me besimtarë të cilët erdhën enkas të falin namazin e jacisë dhe teravisë.
BIK-u ka paralajmëruar programe të ngjeshura gjatë Ramazanit, aktivitete të ndryshme që do të kulmojnë me lexime të Kuranit të njohura si Mukabele në shumë xhami. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) edhe këtë vit namazin e teravisë ka vendosur ta lërë në një orë fikse gjatë gjithë Ramazanit, e cila do të jetë dy orë pas iftarit.
Shqipëri
Edhe në Shqipëri është falur namazi teravisë së parë, që shënon fillimin e Muajt të Shenjtë të Ramazanit.
Besimtarët të shumtë janë mbledhur në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ku për herë të parë falen namazi i teravisë, pasi kjo xhami më herët gjatë vitit u përurua me prezencë të presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan.
Namazi i teravsisë është falur edhe në xhamitë e tjera të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
Më 1 mars është dita e parë e Muajit të Ramazanit, ndërkohë besimtarët në Shqipëri kanë bërë përgatitje për pritjen e muajit të shenjtë.
Sarajevë
Besimtarë të shumtë u mblodhën edhe në xhamitë e Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht në xhaminë historike Gazi Husrev Beu, për të kryer namazin e parë të taravisë.
Gjithashtu, namazi i teravisë u fal edhe në Xhaminë Bayrakli, xhamia e vetme në Beograd, si dhe në qytetet e tjera me banorë myslimanë në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci.