Rajoni
1 minuta leximi
Kosovë, përfundon procesi i numërimit të votave
Elezi tha se KQZ-ja është e obliguar të presë të paktën 48 orë para se t'i shpallë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Kosovë, përfundon procesi i numërimit të votave
Kosovë, përfundon procesi i numërimit të votave
19 orë më parë

Ka përfunduar të mërkurën në mbrëmje procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit në Kosovë.

“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Elezi tha se KQZ-ja është e obliguar të presë të paktën 48 orë para se t'i shpallë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.


Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us