Rajoni
2 minuta leximi
Protestë në Greqi, kërkohet gjetja e fajtorëve për aksidentin hekurudhor
Fenerë ndriçues u lëshuan në qiell në kujtim të 57 personave që humbën jetën në aksidentin hekurudhor para dy vitesh në rajonin e Tempit, pranë qytetit të Larisës.
Protestë në Greqi, kërkohet gjetja e fajtorëve për aksidentin hekurudhor
Protestë në Greqi, kërkohet gjetja e fajtorëve për aksidentin hekurudhor
8 orë më parë

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, është zhvilluar protestë ku kërkohet që të gjenden përgjegjësit e aksidentit hekurudhor që ndodhi para dy vitesh në vend.

Mijëra njerëz, kryesisht studentë, morën pjesë në protestën e thirrur nga Dega Rinore e Partisë Komuniste të Greqisë (KNE). Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit dhe brohoritën parulla, duke kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të mos mbulohet neglizhenca.

Fenerë ndriçues u lëshuan në qiell në kujtim të 57 personave që humbën jetën në aksidentin hekurudhor para dy vitesh në rajonin e Tempit, pranë qytetit të Larisës.

Ndërkohë, shpërtheu edhe një përleshje midis një grupi protestuesish dhe policisë. Protestuesit hodhën gurë, koktej molotovi dhe sende të ndryshme ndaj policisë dhe u vunë flakën disa kontejnerëve.

Policia ndërhyri kundër protestuesve me gaz lotsjellës. Ekipet mjekësore ndërhynë te dy protestues të cilët u ndikuan nga gazi lotsjellës. Shumë protestues u arrestuan. Ndërkaq një grup protestues zhvilluan një protestë duke u ulur pranë Parlamentit.

Katër parti opozitare i kanë dorëzuar një mocion mosbesimi Parlamentit, duke akuzuar qeverinë se nuk ka zgjidhur problemet e infrastrukturës që sollën aksidentin dhe se nuk mund të gjejë përgjegjësit, pavarësisht se kanë kaluar dy vite.

Bisedimet për interpelancën do të zgjasin 3 ditë dhe në përfundim të bisedimeve në mbrëmjen e 7 marsit do të bëhet votëbesimi i Qeverisë në Parlament.


Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us