Politikë
1 minuta leximi
Shqipëri, asnjë vit pune nuk humbet pas marrëveshjes për pensionet me Italinë
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, e ka cilësuar marrëveshjen si hap historik.
Shqipëri, asnjë vit pune nuk humbet pas marrëveshjes për pensionet me Italinë
Shqipëri, asnjë vit pune nuk humbet pas marrëveshjes për pensionet me Italinë
4 orë më parë

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja e cilësoi si hap historik për mijëra qytetarë, miratimin nga Senati italian të marrëveshjes për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të qytetarëve të të dyja vendeve.

Pas 15 vitesh negociata, marrëveshja u nënshkrua një ditë më parë nga Senati italian.

“Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e mijëra punonjësve shqiptarë në Itali dhe italianëve në Shqipëri. Asnjë vit pune nuk humbet. Siguri dhe perspektivë e re për 550 mijë shqiptarë dhe 4 mijë italianë”, tha ministri.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

“Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë”, theksoi ministri Gonxhja.


Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us