RAJONI
1 minuta leximi
Dy dridhje të reja tërmeti godasin Shqipërinë
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë, tërmeti me epiqendër në Fushë Krujë të Qarkut të Durrësit është regjistruar me thellësi prej 10 kilometrash.
Dy dridhje të reja tërmeti godasin Shqipërinë
Dy dridhje të reja tërmeti godasin Shqipërinë / AA
27 Qershor 2025

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 4 ballë, sipas shkallës rihter, ndërkohë paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë, tërmeti me epiqendër në Fushë Krujë të Qarkut të Durrësit është regjistruar me thellësi prej 10 kilometrash.

Pak minuta më vonë ka pasuar një tjetër tërmet me magnitudë më të vogël.

Paraprakisht autoritetet në Shqipëri nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Edhe disa ditë më parë në Shqipëri u regjistruan lëkundje tërmeti në disa qytete të vendit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us