Sociale
1 minuta leximi
TIKA ofron ndihmë ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në kuadër të muajit të Ramazanit ka shpërndarë 57 tonë ndihma ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut.
TIKA ofron ndihmë ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut
TIKA ofron ndihmë ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut
8 orë më parë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në kuadër të muajit të Ramazanit ka shpërndarë 57 tonë ndihma ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut.

TIKA në bashkëpunim me Lidhjen e Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATÜSITEB), organizata ombrellë e shoqatave turke që veprojnë në Maqedoninë e Veriut dhe OJQ-të lokale, ofruan ndihma ushqimore për bashkatdhetarët dhe familjet në nevojë në zonat rurale.

Në kuadër të kësaj, 4.800 pako ushqimore u dorëzuan në 50 fshatra të komunave Karbinci, Shtip, Veles, Llozovë, Strumicë, Demir Kapi, Dojran, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Pehçevë, Tetovë, Sopishtë, Tearcë dhe Studeniçan.

Me shpërndarjen e 57 tonë pakove ushqimore në Maqedoninë e Veriut, bollëku i Ramazanit u nda me familjet me të ardhura të ulëta dhe ata në nevojë të cilët e sigurojnë jetesën nga bujqësia dhe blegtoria në zonat rurale.


Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us