Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ngriti alarmin për përkeqësimin e situatës humanitare në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi se mbyllja e vazhdueshme e të gjitha vendkalimeve të ngarkesave po pengon rëndë dërgesat e ndihmave.
“Kolegët tanë të çështjeve humanitarë paralajmërojnë se mbyllja e fundit e të gjitha pikave të kalimit për mallra po zhbën përparimin kritik të bërë në ofrimin e ndihmës jetike dhe jetëshpëtuese për njerëzit në Gaza që kur armëpushimi hyri në fuqi më 19 janar”, tha zëdhënësi Stephane Dujarric në një konferencë shtypi.
Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Dujarric raportoi se “siguria ushqimore në Gaza është gjithashtu në rrezik të përkeqësimit”.
“Partnerët humanitarë paralajmërojnë se nëse ndërprerja e ndihmës vazhdon. Të paktën 80 kuzhina të komunitetit mund të detyrohen të pezullojnë aktivitetet e tyre dhe të mos punojnë më”, tha ai.
Dujarric tha se arsimi në Gaza po përballet gjithashtu me sfida të rëndësishme për shkak të kufizimeve të aksesit, të cilat kanë shkaktuar mungesa të furnizimeve thelbësore shkollore.
“Disa nxënës kanë qenë në gjendje të kthehen në shkollë pasi familjet e zhvendosura liruan ndërtesat shkollore që ishin përdorur si strehimore”, vuri në dukje ai.
Dujarric theksoi një boshllëk kritik financimi në përpjekjet e ndihmës humanitare për territoret palestineze.
“Më shumë se dy muaj në vit, ne kemi siguruar më pak se 4 për qind të 4 miliardë dollarëve të kërkuara për të përmbushur nevojat më themelore humanitare në gjithë Territorin e Pushtuar Palestinez, veçanërisht në Gaza”, tha ai, duke theksuar se “shkalla e nevojave është marramendëse, e po ashtu edhe mungesa”.
Izraeli vendosi të dielën të ndalojë dërgesat e ndihmave, disa orë pasi skadoi faza e parë e armëpushimit dhe marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve midis Hamasit dhe Tel Avivit.
Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes së armëpushimit, e cila hyri në fuqi më 19 janar, përfundoi zyrtarisht të shtunën në mesnatë.
Izraeli, megjithatë, nuk ka pranuar të shkojë përpara në fazën e dytë të marrëveshjes për t’i dhënë fund përfundimisht luftës në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 48.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në Gaza.