Prof. dr. Coşkun Usta, pedagog në Departamentin e Farmakologjisë Mjekësore të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Akdeniz, rekomandoi që agjëruesit gjatë Ramazanit të konsumojnë kripë natyrale dhe të pinë ujë në intervale nga iftari deri në syfyr në mënyrë që të rregullojnë ekuilibrin e ujit, kripës dhe sheqerit në trupin e tyre.
Usta tha se është e rëndësishme që trupi të përshtatet me agjërimin në ditët e para të Ramazanit dhe rekomandoi shmangien e ushqimeve pikante, veçanërisht gjatë syfyrit, për të mos pasur etje gjatë ditës.
“Gjatë syfyrit nuk duhet konsumuar shumë ushqime me sheqer. Nëse hamë ushqime me sheqer gjatë iftarit, do të kemi një rritje serioze të sheqerit në gjak, sekretim të insulinës dhe si pasojë, krizë urie. Gjatë iftarit mund të hani pak më rehat, por gjatë syfyrit qëndroni larg ushqimeve me sheqer", tha Usta.
Ai më tej u shpreh se nuk duhet të ketë mbingarkim të menjëhershëm ndaj ushqimeve gjatë iftarit, se është e rëndësishme të fillohet me hurma për të prishur agjërimin dhe të vazhdohet me supë dhe se është e rëndësishme të mos konsumohen shumë produkte të yndyrshme dhe të pasura me karbohidrate.
Usta u shpreh se ngrënia e tepërt është e rrezikshme për sa u përket hormoneve, nivelit të gjakut dhe sistemit të stresit.