Imagjinoni të rrisni kapitalin tuaj 20-fish, 50-fish apo edhe 100-fish.
Mund t’ju duhet fat ekstrem, informacion i brendshëm, ose… një postim në rrjete sociale.
Kuptohet: nëse jeni Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më 17 janar, vetëm 3 ditë para marrjes së detyrës, Donald Trump lançoi kriptovalutën e tij, $TRUMP.
Vetëm disa orë pas postimit të tij në X, valuta shpërtheu. Nga 0 në 80 dollarë për copë brenda natës. Shpresë, eufori, lakmi, iluzion…
…dhe pastaj godet realiteti.
Miliona njerëz që kanë investuar kursimet e jetës shohin çmimin që bie dhe bie sikur të mos kishte fund.
Valuta humb 90 për qind të vlerës teksa njerëzit shohin kapitalin e tyre duke u tkurrur. Vlerësohet se njerëzit humbën gjithsej 12 miliardë dollarë.
Po Trumpi dhe ekipi i tij? Ata fituan miliarda!
Z. President, ju lançuat një kriptovalutë para ca ditësh. A planifikoni të vazhdoni të shisni produkte që ju sjellin dobi personalisht përderisa jeni president?
Nuk e di nëse ka sjellur dobi, nuk e di se si qëndron puna.
Keni fituar shumë para, zotëri!
Sa shumë?
Disa miliarda dollarë.
Disa miliarda? Këto janë grimca për këta djem…
Trump fitoi rreth 350 milionë dollarë vetëm nga komisionet e shitjeve, ndërsa zotëronte 80 për qind të valutave $TRUMP të vlerësuara disa miliarda dollarë.
Por gruaja e Trumpit, Melania, edhe ajo donte ca “grimca” për vete.
Ajo hodhi në treg valutën e saj të quajtur $MELANIA dy ditë më vonë. Sikurse valuta e Trumpit, e arriti kulmin brenda disa orëve dhe pastaj ra me 90 për qind të vlerës, duke i lënë investitorët me humbje të mëdha.
Para disa ditësh, ekipi i Trumpit njoftoi se 220 investitorët më të mëdhenj në projektin e tij të kriptovalutës do të ftohen për darkë me Presidentin. Menjëherë pas njoftimit, vlera e valutës $TRUMP u rrit me 50 për qind.
Por, kriptot mund të mos jenë fusha e vetme ku Trumpi po përdor fuqinë për dobinë e tij, të familjes e të miqve të tij. Shikoni se çfarë ndodhi me tarifat.
Miliona njerëz humbën para kur Trumpi vuri tarifa ndaj botës. Bursat dhe kriptovalutat ranë për tokë, ndërsa njerëzit ishin në panik me një luftë tregtare globale në horizont.
Por, në një kthesë të papritur, më 9 prill Trumpi njoftoi pauzimin e tarifave.
E papritur për shumicën prej nesh, sepse po rezulton se disa njerëz, ata afër Trumpit, e dinin shumë mirë madje para kohe se çfarë do të ndodhte. Dhe përfituan shumë.
Në një video nga Zyra Ovale shihet Donald Trumpi duke u lavdëruar se miqtë e tij kanë fituar miliarda ditën kur u pauzuan tarifat.
Ai fitoi 2,5 miliardë sot, ndërsa ai fitoi 900 milionë
Si i fituan gjithë këto para?
Ata blenë aksione ose kriptovaluta, ose të dyja, me çmimin për tokë, pak para se Trumpi të njoftojë pauzimin e tarifave, duke e ditur se do të fluturojnë sërish në çmim.
Si e kanë ditur?
Në ShBA kanë shpërthyer akuzat se e gjithë manovra e Trumpit me tarifat kishte për qëllim manipulimin e tregut.
Tani të gjithë po pyesin nëse Presidenti Trump ose rrethi i tij i ngushtë keqpërdorën informacione jopublike për përfitime personale, e njohur si Tregtimi me Informacione të Brendshme.
A është ky manipulim i tregut?
Kush po përfiton? Cili miliarder sapo u bë edhe më i pasur?
Këto akuza nuk janë aspak naive. Ligji amerikan është shumë i qartë kur bëhet fjalë për Tregti me Informacione të Brendshme dhe manipulim të tregut: dënim me burg deri 20 vjet!