BOTA
1 minuta leximi
Putini në rajonin Kursk: Detyra e Rusisë është të zmbrapsë Ukrainën nga ky territor "sa më parë"
Presidenti rus vizitoi për herë të parë rajonin kufitar të Kurskut që nga depërtimi i Ukrainës në gusht.
Putini në rajonin Kursk: Detyra e Rusisë është të zmbrapsë Ukrainën nga ky territor "sa më parë"
Putini në rajonin Kursk: Detyra e Rusisë është të zmbrapsë Ukrainën nga ky territor "sa më parë"
12 Mars 2025

Presidenti rus, Vlladimir Putin, urdhëroi të mërkurën forcat e vendit të tij që të zmbrapsin ushtrinë ukrainase nga rajoni i Kurskut "sa më shpjet të jetë e mundur".

"Me të vërtetë, detyra jonë në të ardhmen e afërt është që sa më shpejt të jetë e mundur të mposhtim përfundimisht armikun, i cili është pozicionuar në territorin e rajonit të Kurskut dhe po zhvillon operacione ushtarake këtu", tha Putin gjatë një takimi në pikën e komandës në rajonin kufitar.

Këto komente vijnë në një moment kur presidenti rus bëri një vizitë të papritur në zonën kufitare për herë të parë që nga depërtimi i Ukrainës, të cilin Kievi e nisi në gusht.

Depërtimi filloi natën mes 5 dhe 6 gushtit, kur forcat ukrainase hynë pranë qytetit Sudzha, rreth 10 kilometra larg kufirit.

Presidenti rus tha se Moska në të ardhmen duhet të mendojë për krijimin e një zone sigurie përgjatë kufirit të saj me Ukrainën.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us