RAJONI
2 minuta leximi
Macron nga Tirana: Uroj që javët e ardhme ta rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin
Macron nënvizoi domosdoshmërinë që procesi të vazhdojë, për ta ruajtur besueshmërinë dhe për ta arritur një marrëveshje të qëndrueshme për të dyja palët.
Macron nga Tirana: Uroj që javët e ardhme ta rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin
Macron nga Tirana: Uroj që javët e ardhme ta rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin / AA
17 Maj 2025

Në konferencën për mediet sot në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Francës Emmanuel Macron foli mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi rëndësinë e përparimit të këtij procesi.

Macron theksoi se udhërrëfyesi për dialogun është i qartë dhe se Bashkimi Europian ka legjitimitetin për të kërkuar avancime konkrete.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun Kosovë-Serbi. BE-ja është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete mbi çështjen politike, mbi zgjedhjet e komunave, për çështjet e sigurisë. Duhet dalë nga kjo përballje që bllokon situatën”, tha ai.

Macron nënvizoi domosdoshmërinë që procesi të vazhdojë, për ta ruajtur besueshmërinë dhe për ta arritur një marrëveshje të qëndrueshme për të dyja palët.

“Uroj që javët e ardhme ta rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale për të bërë të mundur avancimin. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj se kërkesat janë legjitime, s’mund të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është mënyra korrekte për të avancuar. Të paktën kemi një vullnet për qëllimin e avancimit për sigurinë e Europës. Për bashkimin e saj duhet ta bëjmë këtë udhë. Nuk është ide e mirë kurrë kur mundohemi t’i përçajmë linjat apo ta vëmë në dyshim procesin. Do të vazhdojmë të ecim me forcë, do t’i riangazhojmë, ne do të shkojmë krahas partnerëve europianë që gjërat të avancojnë në Kosovë”, deklaroi Macron.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us