LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Samiti i 34-t i Ligës Arabe në Bagdad, lufta në Gaza e dominon agjendën
Samiti pritet gjithashtu të trajtojë konfliktet në Jemen, Sudan, Siri, Libi dhe negociatat e vazhdueshme mbi marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe ShBA-së.
Samiti i 34-t i Ligës Arabe në Bagdad, lufta në Gaza e dominon agjendën
Samiti i 34-t i Ligës Arabe në Bagdad, lufta në Gaza e dominon agjendën / Reuters
17 Maj 2025

Samiti i 34-t i Ligës Arabe filloi në Bagdad, duke shënuar herën e katërt që Iraku ka pritur këtë ngjarje, për herë të parë që nga viti 2012.

Udhëheqësit nga 22 shtete arabe janë mbledhur në kryeqytetin irakian për t’i adresuar çështjet urgjente rajonale.

Lufta në Gaza pritet të dominojë agjendën, veçanërisht pasi Izraeli miratoi planet për ta zgjeruar ofensivën e tij dhe foli për "pushtimin" e territorit.

Samiti pritet gjithashtu të trajtojë konfliktet në Jemen, Sudan, Siri, Libi dhe negociatat e vazhdueshme mbi marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe ShBA-së.

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të marrë pjesë në samit, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili ka kritikuar ashpër sulmin izraelit, pritet të jetë në cilësinë e të ftuarit.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein, tha se takimi në Bagdad do t’i mbështesë vendimet që u morën në samitin e marsit në Kajro për ta mbështetur rindërtimin e Gazës si një alternativë ndaj propozimit të dënuar gjerësisht të Trumpit.

Presidenti Trump e përsëriti propozimin gjatë turneut të tij në Gjirin Persik këtë javë, duke thënë në Katar të enjten se ai dëshironte që Shtetet e Bashkuara ta "merrnin" Gazën dhe ta shndërronin atë në një "zonë lirie".

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us