BOTA
1 minuta leximi
Polonia voton në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Rreth 29 milionë votues të kualifikuar do të zgjedhin pasardhësin e presidentit Andrzej Duda, i cili nuk është i kualifikuar për rizgjedhje për shkak të një kufizimi prej dy mandatesh.
Polonia voton në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale
Polonia voton në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale / AP
një ditë më parë

Raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale polake ka filluar në orën 7 të mëngjesit me kohën locale.

Rreth 29 milionë votues të kualifikuar do të zgjedhin pasardhësin e presidentit Andrzej Duda, i cili nuk është i kualifikuar për rizgjedhje për shkak të një kufizimi prej dy mandatesh.

Trembëdhjetë kandidatë që përfaqësojnë të gjitha skajet e spektrit politik do të garojnë në raundin e parë, por sondazhet e opinionit parashikojnë fitoren e kryetarit të Varshavës, Rafel Trzaskowski, centrist dhe pro-evropian, i cili parashikohet të fitojë me më shumë se 30 për qind të votave.

Trzaskowski, i mbështetur nga partia Platforma Qytetare e kryeministrit Donald Tusk, pritet të pasohet nga kandidati konservator dhe nacionalist Karol Nawrocki, i mbështetur nga partia kryesore e opozitës Ligj dhe Drejtësi (PiS) me 24-24 për qind.

Sipas sondazheve, kandidati i ekstremit të djathtë Slawomir Mentzen, i mbështetur nga Konfederata e Lirisë dhe Pavarësisë, do të renditet i treti duke marrë rreth 12-13 për qind të votave.

Nëse këto parashikime dalin të vërteta, Polonia do të duhet të shkojë përsëri në zgjedhje më 1 qershor për të zgjedhur Trzaskowskin ose Nawrockin si president të ri në raundin e dytë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us