Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua sot se tarifat e mundshme të SHBA-së për produktet evropiane “nuk do të mbeten pa përgjigje”, ndërsa paralajmëroi për pasojat ekonomike dhe bëri thirrje për një përgjigje të koordinuar evropiane.
Komentet e tij pasuan vendimin e fundit të Washingtonit për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, një vendim që Macron e quajti “të pakuptueshëm” dhe të dëmshëm ekonomikisht.
Në një fjalim televiziv, ai paralajmëroi se masa të ngjashme kundër Evropës do të përballeshin me një reagim të fortë.
Evropa duhet të përgatitet për mundësinë që SHBA-ja të vendosë tarifa ndaj mallrave evropiane, tha ai.
“Gjatë përgatitjes së një përgjigjeje me kolegët tanë evropianë, ne do të vazhdojmë, siç bëra 15 ditë më parë, të bëjmë gjithçka që është e mundur për të bindur presidentin amerikan se ky vendim do të na dëmtojë të gjithëve”, tha ai.
Macron shprehu gjithashtu shqetësime për ndryshimin e politikave amerikane, duke vënë në dukje se mbështetja e reduktuar e Washingtonit për Ukrainën dhe tarifat e planifikuara për mallrat evropiane sinjalizojnë një periudhë sfiduese përpara.
Ai këmbënguli se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. “E ardhmja e Evropës nuk duhet të vendoset në Washington apo Moskë”, tha ai.