Bota
2 minuta leximi
Spanja mbështet planin e Ligës Arabe për Gazën dhe bën thirrje për paqe
"Spanja mbështet planin e propozuar për rimëkëmbjen e hershme, rindërtimin dhe zhvillimin e Gazës", thuhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Spanjës.
Spanja mbështet planin e Ligës Arabe për Gazën dhe bën thirrje për paqe
Spanja mbështet planin e Ligës Arabe për Gazën.
4 orë më parë


Spanja mbështet planin për Gazën që Liga Arabe paraqiti në samitin e mbajtur në Kajro më 4 mars. 

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Spanjës thuhet: "Spanja mbështet planin e propozuar për rimëkëmbjen e hershme, rindërtimin dhe zhvillimin e Gazës, duke e parë atë si përparim drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete, e cila është mënyra e vetme e mundshme për të stabilizuar situatën në Gaza dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon".

"Si qeveri spanjolle ne mbështesim përpjekjet e Ligës Arabe drejt paqes dhe stabilitetit në rajon", theksohet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se "mbështetja e dhënë për rolin e shtetit të Palestinës në rindërtimin e Gazës për një të ardhme në të cilën palestinezët mund të jetojnë në paqe në tokën e tyre, mirëpritet në përputhje me planin e paraqitur nga Liga Arabe".

"Qeveria spanjolle përsërit thirrjen e saj për përmirësimin e armëpushimit të përhershëm dhe refuzimin e zhvendosjes së detyruar të popullit palestinez dhe kërkon rrjedhën e pandërprerë të ndihmave humanitare në Gaza", thuhet në deklaratë.

Sanchez thirrje BE-së të "qëndrojë me guxim dhe të jetë e bashkuar"

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili mori pjesë në samitin e BE-së në Bruksel tha se lufta Ukrainë-Rusi dhe situata në Gaza ku Izraeli po kryen gjenocid, janë "një tregues i erozionit të rendit ndërkombëtar".

Ai i bëri thirrje Evropës të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar për të kapërcyer sfidat. "Jemi në një periudhë ku historia po rrjedh me shpejtësi. Kjo ka ndodhur prej vitesh. Me luftën në Ukrainë dhe atë në Gaza, ne jemi dëshmitarë të gërryerjes së rendit ndërkombëtar dhe hapësirave për diplomaci shumëpalëshe, paqe dhe negociata", tha Sanchez.


Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us