Skype, shërbimi ikonik i bisedave në internet dhe telefonisë në pronësi të Microsoft, u mbyll të hënën pas rreth 22 vitesh shërbimi.
Një grup inxhinierësh lançuan aplikacionin popullor të bisedave dhe Microsoft e bleu atë në vitin 2011.
Më 28 shkurt të këtij viti, Microsoft njoftoi se Skype ka arritur në fund të jetës së tij.
"Duke filluar nga maji 2025, Skype nuk do të jetë më i disponueshëm", thuhej në njoftim.
Microsoft u ofroi përdoruesve të hynin në Microsoft Teams Free me llogaritë e tyre Skype për të qëndruar të lidhur me të gjitha bisedat dhe kontaktet e tyre.
Mes tjerash në njoftimin e Mircosoft thuhet se me Teams, përdoruesit do të kenë qasje në të njëjtat veçori kryesore që përdorin në Skype, siç janë thirrjet individuale dhe thirrjet në grup, mesazhet dhe ndarja e skedarëve.
Në një njoftim të veçantë shtohet se: "Pas 5 majit 2025, Skype Dial Pad do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e mbetur me pagesë nga portali web i Skype dhe brenda Teams."