RAJONI
2 minuta leximi
Fillon në Kosovë punëtoria për "Gazetari Digjitale", organizuar nga TRT-ja dhe "Yunus Emre"
Drejtuesi i projektit, Ahmet İşcan tha për Anadolu se në kuadër të projektit, i cili po realizohet për herë të dytë në Kosovë, do të ofrojnë trajnime për 25 studentë.
Fillon në Kosovë punëtoria për "Gazetari Digjitale", organizuar nga TRT-ja dhe "Yunus Emre"
Fillon në Kosovë punëtoria për "Gazetari Digjitale", organizuar nga TRT-ja dhe "Yunus Emre" / AA
5 Maj 2025

Në Prishtinë ka filluar punëtoria për Gazetarinë Digjitale, e organizuar nga televizioni shtetëror turk TRT në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre" (YEE).

Në kuadër të projektit "Gazetaria për të rinj" që mbahet në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", pjesëmarrësit do të ndjekin kurse në gazetari, tregime, redaktim dhe prodhim në terren.

Drejtuesi i projektit, Ahmet İşcan tha për Anadolu se në kuadër të projektit, i cili po realizohet për herë të dytë në Kosovë, do të ofrojnë trajnime për 25 studentë.

İşcan, vuri në dukje se ata po përpiqen t'u ofrojnë të rinjve mundësinë për të treguar historitë e tyre.

"Ne po përpiqemi t'u tregojmë të rinjve se çfarë mjetesh mund të përdorin për ta bërë këtë dhe si mund t'i përdorin ato. Me fjalë të tjera, po zhvillojmë kurse gazetarie, kurse xhirimi, kurse redaktimi. Me këto lloje kursesh, ne po përpiqemi të sigurojmë që studentët të prodhojnë përmbajtje më të saktë në këtë moshë të re", tha ai.

Koordinatori i YEE-së në Kosovë, Ramazan Yılmaz, po ashtu deklaroi se po përpiqen t'u ofrojnë mundësi praktike studentëve që e përfundojnë me sukses shkollimin.

""Ne po mundohemi t’ju bashkojmë me përvojën e punës së TRT-së, në mënyrë që të merrni një arsim më të mirë në fushën e gazetarisë", tha ai.

Dekani i Fakultetit të Filologjisë i Universitetit "Hasan Prishtina", Abdulla Rexhepi, falënderoi TRT-në dhe YEE-në për kontributin dhe theksoi se një trajnim i tillë është i rëndësishëm për studentët.

Trajnimet zhvillohen nga gazetarë që punojnë për TRT-në të cilët janë të njohur me vendet e rajonit.

Pjesëmarrësve do t'u jepet një certifikatë në fund të trajnimit, i cili do të vazhdojë deri më 7 maj.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us