BOTA
1 minuta leximi
Tornadoja vret 21 persona në ShBA
Më shumë se 700.000 shtëpi dhe biznese në 12 shtete mbetën pa energji elektrike, me Missourin dhe Kentuckyn midis shteteve më të goditura.
Tornadoja vret 21 persona në ShBA
Tornadoja vret 21 persona në ShBA / Reuters
18 Maj 2025

Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi tornado të fuqishme përshkuan Missourin dhe Kentuckyn duke shkaktuar dëme të mëdha, gjendje të jashtëzakonshme dhe duke lënë qindra mijëra njerëz pa energji elektrike në të gjithë pjesën qendrore të ShBA-së.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, konfirmoi të shtunën se 14 persona kishin humbur jetën në këtë shtet. Ai paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

"Ky është një tjetër mëngjes i vështirë për Kentuckyn pas një nate me mot vdekjeprurës", shkroi Beshear në X, duke shtuar se shteti është në një fazë aktive shpëtimi me më shumë se 100.000 njerëz pa energji elektrike.

Ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme përpara stuhisë dhe tha se po planifikonte ta vizitonte qytetin e Londrës në Kentucky, për t’i vlerësuar dëmet. Pesë qarqe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në Missouri, stuhitë vranë shtatë persona, përfshirë pesë në zonën e St. Louis dhe dy në juglindje të Qarkut Scott, sipas NBC News.

Më shumë se 700.000 shtëpi dhe biznese në 12 shtete mbetën pa energji elektrike, me Missourin dhe Kentuckyn midis shteteve më të goditura, raportoi CNN, duke cituar të dhëna nga PowerOutage.us.

Tornado u raportuan gjithashtu në Illinois dhe Indiana. 

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us