RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëria ekstradon nga Dubai tre persona të kërkuar për ngjarje të rënda kriminale
Tre shtetas shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), janë ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë.
Shqipëria ekstradon nga Dubai tre persona të kërkuar për ngjarje të rënda kriminale
Shqipëria ekstradon nga Dubai tre persona të kërkuar për ngjarje të rënda kriminale / Policia e Shqipërisë
20 Qershor 2025

Policisë së Shqipërisë në bashkëpunim me autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe ka finalizuar një aksion të suksesshëm në kuadër të operacioneve për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Tre shtetas shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), janë ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Ata akuzohen për përfshirje në ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe përkrahje të një shtetasi të shumëkërkuar.

Ekstradimi u bë i mundur pas shkëmbimit të informacioneve mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Dubait, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, si dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpol Abu Dhabin.

Pas mbërritjes në Shqipëri, tre shtetasit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ekzekutimin e vendimeve përkatëse të GjKKO-së. 

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us