LUFTA NË GAZA
2 minuta leximi
Sulmet e fundit izraelite në Gaza vrasin 16 palestinëzë, plagosin 100 të tjerë
Sulmi kishte në shënjestër qindra palestinezë që prisnin të hapej një qendër ndihme, dhe zjarri intensiv e bëri të pamundur hyrjen në zonën ku ndodheshin të vdekurit dhe të plagosurit
Sulmet e fundit izraelite në Gaza vrasin 16 palestinëzë, plagosin 100 të tjerë
Sulmet e fundit izraelite në Gaza vrasin 16 palestinëzë, plagosin 100 të tjerë / AA
19 Qershor 2025

Të paktën 16 persona u vranë dhe gati 100 u plagosën në sulmet e reja izraelite ndaj palestinezëve që prisnin ndihmë në Gaza.

Sipas informacionit të marrë nga agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA dhe burimeve mjekësore, ushtria izraelite kishte në shënjestër palestinezët që prisnin pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash rreth korridorit Netzarim në Rripin qendror të Gazës.

Sulmi vrau 16 palestinezë dhe plagosi rreth 100.

Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalet Avde dhe Aksa.

Dëshmitarët thanë se sulmi kishte në shënjestër qindra palestinezë që prisnin të hapej një qendër ndihme, dhe se zjarri intensiv e bëri të pamundur hyrjen në zonën ku ndodheshin të vdekurit dhe të plagosurit derisa mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë disa orë më vonë.

Ushtria izraelite ka sulmuar vazhdimisht palestinezët që prisnin ndihmë.

Ushtarët izraelitë bombarduan gjithashtu një apartament pranë një xhamie në Gazën qendrore. Tre palestinezë u vranë dhe u plagosën në sulm.

Që nga 27 maji, Izraeli ka shpërndarë të ashtuquajturën ndihmë jashtë kontrollit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, përmes aktivizimit të "Fondacionit të Ndihmës Humanitare në Gaza" të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Megjithatë, OKB-ja nuk e njeh këtë strukturë dhe grupet palestineze e refuzojnë atë. Hamasi e përshkruan sistemin si "kurthe vdekjeje".

Izraeli ka mbyllur të gjitha kalimet kufitare tokësore në Rripin e Gazës që nga 2 marsi. Ndërsa qindra kamionë me ndihma janë bllokuar, vetëm një numër i kufizuar automjetesh lejohet të kalojnë nëpër kalimin kufitar Kerem Abu Salim.

Megjithatë, Gaza ka nevojë për të paktën 500 kamionë me ndihma në ditë.

Gaza, e cila ka qenë nën sulme izraelite që nga 7 tetori 2023, po përballet me një katastrofë të madhe humanitare.

Sulmet izraelite kanë vazhduar pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga bashkësia ndërkombëtare dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us