TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk do të marrë pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Azerbajxhan
Recep Tayyip Erdoğan pritet të udhëtojë drejt Khankendit, Azerbajxhan, për të marrë pjesë në samitin e së premtes, sipas shefit të komunikimeve të Türkiyes.
Presidenti turk do të marrë pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Azerbajxhan
Presidenti turk do të marrë pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Azerbajxhan / AA
3 Korrik 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, do të marrë pjesë në samitin e 17-të të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), që do të mbahet të premten në qytetin Khankendi të Azerbajxhanit, sipas drejtorit të komunikimeve të Türkiyes.

“Samiti, që do të mbahet nën temën “Vizion i ri i ECO-s për një të ardhme të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës”, do të mbledhë liderët e shteteve anëtare për të diskutuar bashkëpunimin rajonal me fokus në ndryshimet klimatike, tregtinë, rrjetet e transportit dhe reformën institucionale”, tha Fahrettin Altun në X.

Erdoğan pritet të mbajë një fjalim në samit dhe të zhvillojë takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, shtoi Altun.

Mes tjerash kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes shtoi se ngjarja do të ndiqet gjithashtu nga shtetet vëzhguese, përfshirë Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us