3 Korrik 2025
Zëvendëskomandanti i marinës ruse, gjeneral brigade Mikhail Gudkov, ka humbur jetën në rajonin e Kurskut ndërsa ishte në detyrë.
Oleg Kozhemyako, guvernatori i rajonit Primorsk të Rusisë, në një deklaratë në kanalin e tij Telegram tha se "Mikhail Gudkov dhe ushtarë të tjerë humbën jetën ndërsa ishin në detyrë në rajonin e Kurskut. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij".
Si komandant i Brigadës së 155-të Detare të Flotës së Paqësorit, Gudkov mori pjesë në përleshjet kundër ushtarëve ukrainas në rajonin e Kurskut.
Gudkov, i cili mban titullin "Hero i Rusisë", u emërua zëvendëskomandant i marinës ruse në muajin mars.