LINDJA E MESME
2 minuta leximi
Forcat siriane të sigurisë filluan të hyjnë në qendër të qytetit Suwayda
Përleshje të armatosura në shkallë të vogël shpërthyen në Suwayda dy ditë më parë, pasi grupet druze sekuestruan disa automjete që u përkisnin fiseve arabe beduine.
Forcat siriane të sigurisë filluan të hyjnë në qendër të qytetit Suwayda
Forcat siriane të sigurisë filluan të hyjnë në qendër të qytetit Suwayda / AFP
15 Korrik 2025

Pas tri ditësh përleshjesh që ndodhën në provincën jugore siriane Suwayda, trupat e Ministrisë së Mbrojtjes filluan të hyjnë në qytet për të marrë nën kontroll situatën.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se "Njësitë e ushtrisë kanë filluar të hyjnë në qytetin e Suwayda-s", duke cituar Departamentin e Medias dhe Komunikimit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Incidentet në Suwayda

Përleshje të armatosura në shkallë të vogël shpërthyen në Suwayda dy ditë më parë, pasi grupet druze sekuestruan disa automjete që u përkisnin fiseve arabe beduine.

Përleshjet u përshkallëzuan ndërsa të dyja palët rrëmbyen dhe arrestuan civilë, dhe të paktën 30 persona nga grupet druze dhe fiset beduine arabe u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën.

Në përgjigje të incidentit, Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme dërguan një numër të madh përforcimesh në rajon në një përpjekje për të ndaluar përleshjet.

Në sulmet e kryera nga "grupe të paligjshme" ndaj autokolonave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme në një përpjekje për të ndaluar përleshjet, 18 ushtarë humbën jetën dhe 9 u morën peng.

Ndërkaq, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, sulmet ndaj jugut të Sirisë i mbaroi duke theksuar: "Nuk do të lejojmë që t'u shkaktohet dëm druzëve, Izraeli nuk do të qëndrojë mënjanë."

Pas kësaj deklarate, Izraeli nisi gjithsej pesë sulme ajrore pranë autokolonave të njësive nga Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme të stacionuara rreth provincës Suwayda.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us