RAJONI
1 minuta leximi
Turizmi në Shqipëri: 4,76 milionë turistë të huaj nga janari në qershor 2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se këto shifra janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike.
Turizmi në Shqipëri: 4,76 milionë turistë të huaj nga janari në qershor 2025
Turizmi në Shqipëri: 4,76 milionë turistë të huaj nga janari në qershor 2025 / ATA
15 Korrik 2025

Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, vendet e trashëgimisë në UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 4,76 milionë të huaj gjatë 6 muajve të këtij viti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se këto shifra janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike.

“Ndërsa 1,32 milion vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një pune të suksesshme dhe përgjegjësi e shtuar për të gjithë në monitorimin e sezonit turistik veror”, vlerësoi kryeministri.

Konkretisht në qershor 2023 Shqipërinë e vizituan 1.007.033 turistë të huaj, ndërsa në qershor 2024 vendi u vizitua nga 1.244.967 të huaj.

Ndërkohë në qershor 2025 Shqipërinë e vizituan 1.329.204 turistë të huaj ose 7% më shumë krahasuar me qershor 2024.

Për periudhën janar-qershor 2023 janë regjistruar 3.396.932 turistë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin 4.547.896.

Ndërkohë për periudhën janar-qershor 2025 rezultojnë 4.761.648, ose 5% më shumë krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us