TÜRKİYE
2 minuta leximi
Hasani: Türkiyen mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç
Takimi i kryediplomatit Hasani me delegacionin turk u realizua në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ku i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.
Hasani: Türkiyen mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç
Hasani: Türkiyen mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç / AA
1 Korrik 2025

Delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM), kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Fuat Oktay, në ditën e tretë të vizitës në Shqipëri është pritur në takim nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Takimi i kryediplomatit Hasani me delegacionin turk u realizua në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ndërkohë i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay.

Në një reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin, ministri Hasani ka shkruar se Türkiyes mike e vlerësojnë si një partner strategjik dhe aleat kyç ndërsa shtoi se mbeten përherë të angazhuar për t’i thelluar marrëdhëniet dypalëshe dhe përtej.

"Sot mikprita në mjediset e MEPJ-së, kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Fuat Oktay, me të cilin ndamë bashkërisht mendimin se duhet të rrisim përpjekjet e përbashkëta mes dy vendeve tona që përforcojnë bashkëpunimin ekonomik, politik e tregtar", ka shkruar Hasani.

Gjatë vizitës në Shqipëri që filloi më 29 qershor, delegacioni nga Parlamenti turk u prit në takim nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe nga kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Delegacioni turk gjithashtu dje u takua edhe me përfaqësuesit e zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri dhe stafin e Universitetit të New Yorkut në Tiranë (UNYT) si dhe me mori pjesë në darkën e punës të organizuar në Tiranë me biznesmenë turq dhe shqiptarë.

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga ish-zëvendëspresidenti i Türkiyes, Oktay, ishin edhe anëtarët Ahmet Fethan Baykoç, Oğuz Üçüncü, Talih Özcan, İsmail Özdemir, Metin Ergun, si dhe zyrtarë të tjerë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us