17 Korrik 2025
Skuadra e Ligës së Parë Turke Trendyol, Emre Gökdemir İnşaat Ankara Keçiörengücü, transferoi mesfushorin shqiptar Odise Roshi.
"Emre Gökdemir İnşaat Ankara Keçiörengücü ka arritur një marrëveshje njëvjeçare me Odise Roshin. Ne e mirëpresim Roshin në klubin tonë dhe i urojmë suksese të vazhdueshme me fanellën tonë vjollcë e të bardhë", thuhet në deklaratën e klubit.
Futbollisti i kombëtares shqiptare në futboll më parë ka luajtur edhe për disa klube tjera turke, si Boluspor, Sakaryaspor dhe Erzurumspor.