RAJONI
1 minuta leximi
Spiropali në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE brenda 2027-ës
Pas përfundimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Spiropali falënderoi Schieder dhe europarlamentarët në Komisionin e Jashtëm e në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, për qëndrimet realiste e mbështetëse për Shqipërinë.
Spiropali në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE brenda 2027-ës
Spiropali në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE brenda 2027-ës / TRT Balkan
21 Qershor 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi dje një bisedë me raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, në Bruksel.

Pas përfundimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Spiropali falënderoi Schieder dhe europarlamentarët në Komisionin e Jashtëm e në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, për qëndrimet realiste e mbështetëse për Shqipërinë si vend pararojë mes vendeve kandidate, në rrugëtimin e përshpejtuar drejt familjes europiane.

Kryetarja e Kuvendit ripërsëriti angazhimin përmbylljen e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.

“Kuvendi po ndërvepron intensivisht me Parlamentin Europian dhe parlamentet e 27 vendeve anëtare, për të mundësuar objektivin tonë kombëtar: mbylljen e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade”, u shpreh ajo.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us