Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Presidentit të Republika Sërpskës, Millorad Dodik, kryeministrit të entitetit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republika Sërpskës, Nenad Stevandiq.
Edhe pse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Prokuroria e BeH-së, media të shumta, përfshirë RTRS-në, njoftuan të mërkurën se ishte lëshuar një urdhër për policinë gjyqësore dhe se ishte kërkuar ndihmë nga Ministria e Brendshme e RS-së dhe SIPA-s.
Prokuroria i akuzon për veprën penale të “sulm të rendit kushtetues”.
Informacioni u publikua përpara dy sesioneve të posaçme të Asamblesë Kombëtare të RS-së të planifikuar për sot, të cilat do të përfshijnë një propozim për një kushtetutë të re të njësisë dhe një projektligj mbi mbrojtjen e rendit kushtetues të asaj njësie.
Delegati në Dhomën e Popullit të Asamblesë Parlamentare të BeH-së dhe zëdhënësi i SNSD-së Radovan Kovaçeviq, në reagimin e tij për X, tha se "askush nuk dëshiron dhe nuk mund të arrestojë udhëheqjen shtetërore të Republikës Sërpska".
"Republika Sërpska nuk po bën asnjë sulm ndaj rendit kushtetues, por përkundrazi, po merr vendime të cilat i takon sipas Kushtetutës së BëH dhe Republikës Sërpska. Mënyra në të cilën Prokuroria jokushtetuese e BeH-së po përpiqet ta inkriminojë udhëheqjen shtetërore të Republikës Sërpska bazohet edhe një herë në ndryshime jokushtetuese, të paautorizuara dhe të paligjshme të Kodit Penal të BeH-së nga shtetasi i huaj i paligjshëm Christian Schmidt", tha Kovaçeviç.
Duke pretenduar se ky është "një sulm politik i qartë ndaj Republikës Sërpska", Kovaçeviç tha gjithashtu se "ky lloj sulmi politik nuk do ta lëkundë Republikën Sërpska, e cila do të vazhdojë procesin e marrjes së vendimeve politike që i takon sipas Kushtetutës, dhe çdo formë radikalizimi nga Sarajeva do të përballet me një reagim fisnik nga Republika Sërpska, politikisht dhe institucionalisht".
Kriza politike dhe tensione në Bosnjë e Hercegovinë u intensifikuan me miratimin dhe nënshkrimin e mëvonshëm të një dekreti për zbatimin e ligjeve të diskutueshme në etnitetin boshnja Republika Srpska, i cili ka ndaluar punën e disa institucioneve shtetërore në atë pjesë të vendit.
Dekretet u nënshkruan nga presidenti i njësisë Millorad Dodik, i dënuar më parë për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH. Gjykata Kushtetuese e BeH-së i pezulloi përkohësisht ligjet.