20 Qershor 2025
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Istanbul kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili po qëndron për një vizitë pune në Türkiye.
Presidenti Erdoğan mirëpriti kryeministrin Pashinyan me një ceremoni zyrtare në Pallatin Dolmabahçe në Istanbul.
Pas ceremonisë, Erdoğan dhe Pashinyan e njoftuan njëri-tjetrin me delegacionet e tyre dhe u nisën për në takim.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij armen, Ararat Mirzoyan, gjithashtu ishin të pranishëm në ceremoninë e pritjes.