Turkish Airlines për herë të parë ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me një nga avionët më të mëdhenj dhe më modern të pasagjerëve në botë, atë Airbus A350.
Airbus A350, i cili ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në orën 07:55 me fluturimin TK 1003, përdoret në përgjithësi për destinacionet e gjata të Turkish Airlines dhe kjo është hera e parë që Turkish Airlines ka operuar një fluturim drejt aeroportit në Shkup me një avion të kësaj madhësie.
Atletët turq që do të marrin pjesë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj 2025 (EYOF 2025) që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut dhe pasagjerët e tjerë që mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u pritën nga drejtoresha e Turkish Airlines për Shkupin, Ülker Şule Aksoy.
Airbus A350
Avioni Airbus A350, i cili ka qenë në kuadër të Turkish Airlines që nga viti 2022, ka një kapacitet total prej 316 vendesh, duke përfshirë 28 vende biznes dhe 288 vende ekonomike.
Avioni, i përdorur në përgjithësi në destinacionet e gjata të Turkish Airlines, vjen nga familja e Airbusit e quajtur eXtra Wide Body, që njihet me mënyrën e qetë të funskionimit dhe miqësore me mjedisin.
Avioni, karakteristika më dalluese e të cilit është efikasiteti i lartë, rrezet e gjata të fluturimit dhe sistemi i motorit me konsum të ulët të karburantit, ofron rehati të madhe për pasagjerët me mjedisin modern të kabinës.
Atletët turq synojnë sukses në EYOF 2025
Përveç pasagjerëve të tjerë, në fluturim ishin gjithashtu edhe atletët turq që do të marrin pjesë në EYOF 2025, që do të mbahet midis datave 20-26 korrik në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Shkup dhe Kumanovë.
Ömer Kutluay, kapiteni i Ekipit Kombëtar të Turqisë në Basketboll, në një deklaratë për Anadolu tha se grupi i tyre në EYOF përfshin Francën, Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë dhe se i presin gara të vështira.
Kutluay theksoi se ata punuan shumë dhe ishin gati, duke u shprehur se shpresojmë që "të përfundojë me medalje apo kampionat".
Duke folur për përvojën e tij të fluturimit në avionin Airbus A350 të Turkish Airlines, Kutluay tha: "Ishte bukur dhe i rehatshëm. Është një avion i madh. Nuk kam qenë në një avion të madh për një kohë të gjatë dhe ishte shumë i rehatshëm. Fjeta, mirë ishte."
Ceylin Kuyan, kapitenja e Ekipit Kombëtar të Turqisë në Volejboll, deklaroi se qëllimi i tyre për EYOF është i mëdh dhe se duan të bëhen kampion.
Duke vënë në dukje se grupi i tyre përfshin Italinë, Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut, Kuyan tha: "Do të luajmë kundër Sllovenisë ditën e parë. Nëse fitojmë, shanset tona për të kaluar nga grupi rriten. Shpresoj që turneu të shkojë mirë."
Duke theksuar se ishte shumë e kënaqur me fluturimin, Kuyan tha: "Ishim shumë të kënaqur. Gjithçka ishte shkëlqyeshëm, avioni ynë ishte shumë i rehatshëm. Prandaj, i falënderojmë shumë Turkish Airlines."
Sarp Barkın Hasay, i cili do të garojë në kategorinë e notit në EYOF, tha: "Do të notoj në 100 metra dhe 200 metra në shpinë. Besoj se do të jem një mbështetës i madh i vendit tim".