TÜRKİYE
2 minuta leximi
Emine Biçim, zëri i atyre që nuk dëgjojnë
Emineja 46-vjeçare, e cila jeton në qytetin Bursa, si fëmija i parë i çiftit lindi me dëmtim në dëgjim. Ajo studioi në Universitetin Uludağ dhe u diplomua në Fakulteti i Bujqësisë.
Emine Biçim, zëri i atyre që nuk dëgjojnë
Emine Biçim, zëri i atyre që nuk dëgjojnë / AA
27 Prill 2025

Emine Kıvcı Biçim, e cila mësoi gjuhën e shenjave për të komunikuar me prindërit e saj, pasi kishte dëmtim të dëgjimit, po përpiqet të ndihmojë personat e tjerë me aftësi të kufizuara përmes trajnimeve që bën në institucione, organizata dhe shkolla të ndryshme.

Emineja 46-vjeçare, e cila jeton në qytetin e Bursas, si fëmija i parë i çiftit lindi me dëmtim të dëgjimit. Ajo studioi në Universitetin Uludağ dhe u diplomua nga Fakulteti i Bujqësisë.

Gjuhën e shenjave, të cilën e mësoi pasi prindërit e saj ishin me dëmtim të dëgjimit, e ktheu në një profesion me certifikatën që mori për këtë gjuhë.

Duke punuar për të ndihmuar individët me dëmtim të dëgjimit dhe familjet e tyre të luftojnë vështirësitë me të cilat përballen, Biçim ofron trajnime se si të komunikojnë saktë me personat me dëmtim të dëgjimit.

Ajo punoi mësuese në qendrat arsimore publike për 13 vite, por edhe më pas, ndërsa vazhdon dhënien e konferencave dhe seminareve në fushën e saj.

- Rritja në familjen me dëmtim të dëgjimit

Mësuesja dhe përkthyesja e gjuhës së shenjave, Emine Kıvıcı Biçim, për Anadolu tregoi se si është rritur në një familje me dëmtim të dëgjimit.

Biçim theksoi se babai i saj kishte meningjit dhe nëna e saj kishte sëmundje të rëndë, gjë që ia kishte dëmtuar dëgjimin.

Biçim deklaroi se në fillim ka pasur vështirësi me atë që ka përjetuar, por më vonë këtë situatë e ka kthyer në avantazh si mësuese e gjuhës së shenjave.

Mësuesja Biçim ka shkruar edhe një libër për të udhëzuar personat që kanë dëmtim të dëgjimit.

Ajo vazhdon ende ofrimin e trajnimeve për gjuhën e shenjave në institucione të ndryshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us