Türkiye po shënon nëntëvjetorin e përpjekjes së dështuar për grusht shteti të mbrëmjes së 15 korrikut 2016, të kryer nga anëtarët e organizatës terroriste FETO, të infiltruar në ushtrinë turke.
Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, po mbahen një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin për të nderuar viktimat e sulmit të përgjakshëm.
Ngjarje përkujtimore po zhvillohen gjithashtu në shumë vende të botës, përfshirë edhe shtetet e rajonit, me qëllim për të kujtuar të vrarët dhe për të ndërgjegjësuar publikun për rrezikun që paraqet kjo organizatë terroriste.
Organizata Terroriste Fetullah (FETO), e udhëhequr nga Fetulla Gulen i cili jetoi për vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vdiq vitin e kaluar, konsiderohet përgjegjëse për organizimin e grushtit të shtetit. Ankaraja kishte kërkuar prej kohësh ekstradimin e tij.
Anëtarët e organizatës terroriste FETO, për vite me radhë, kishin ndërtuar një sistem të qëllimshëm të infiltrimit në institucionet shtetërore turke. Përmes manipulimit të provimeve dhe emërimeve, ata arritën të ngjiten në pozita kyçe në administratë, drejtësi dhe ushtri.
Në dhjetor të vitit 2013, mbështetës të FETO-s brenda gjyqësorit turk ndërmorën një tentativë për të ndjekur penalisht shumë zyrtarë të lartë përmes një procesi të montuar me akuza të dyshuara për korrupsion, një hap që u interpretua si përpjekje për të minuar strukturat e shtetit.
Kulmi i këtij aktiviteti arriti më 15 korrik 2016, kur oficerë të ushtrisë, të lidhur me FETO-n, ndërmorën një përpjekje të përgjakshme për grusht shteti. Mbrëmja tragjike la pas vetes 253 të vrarë dhe më shumë se 2.730 të plagosur.
Hetimi ndaj organizatës terroriste FETO ka treguar se ajo është një rrjet global që përbën një kërcënim jo vetëm për Türkiyen, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar vazhdimisht këtë.
Gjatë përpjekjes për grusht shteti në Türkiye, 253 persona u vranë dhe më shumë se 2.730 u plagosën.