LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Dhjetëra të vdekur nga sulmet izraelite ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare në Gaza
Raportohet se palestinezët që prisnin në pjesën veriore të Rripit të Gazës me shpresën për të marrë ndihmë humanitare u sulmuan nga ushtria izraelite.
Dhjetëra të vdekur nga sulmet izraelite ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare në Gaza
Dhjetëra të vdekur nga sulmet izraelite ndaj civilëve që prisnin ndihmë humanitare në Gaza / AP
20 Qershor 2025

Të paktën 34 persona, përfshirë civilë që prisnin ndihmë humanitare, humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Palestinezët që prisnin në pjesën veriore të Rripit të Gazës me shpresën për të marrë ndihmë humanitare u sulmuan nga ushtria izraelite, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA.

Spitali Al-Awda në Kampin e Refugjatëve Nuseirat deklaroi se trupat e 23 personave që vdiqën në sulm dhe dhjetëra të plagosurve u sollën në spital.

Ndërkaq, sipas informacionit të marrë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, 11 persona humbën jetën si pasojë e sulmit ajror izraelit që shënjestroi një shtëpi në qytetin Deir al-Balah në qendër të Rripit të Gazës.

Trupat u dërguan në Spitalin e Martirëve të Aksasë.

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 55.706.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us