RAJONI
2 minuta leximi
Përkujtohet në Obiliq Sulltan Murati I, çlirimtari i Ballkanit, në 636-vjetorin e rënies
Ceremonia filloi me recitimin e vargjeve kuranore dhe lutjen që Murat Hüdavendigar bëri në fushën e betejës, në gjuhën shqipe dhe turke.
Përkujtohet në Obiliq Sulltan Murati I, çlirimtari i Ballkanit, në 636-vjetorin e rënies
Përkujtohet në Obiliq Sulltan Murati I, çlirimtari i Ballkanit, në 636-vjetorin e rënies / TRT Balkan
19 Qershor 2025

Pranë varrit të tij, në Obiliq afër Prishtinës, është përkujtuar në përvjetorin e 636-të rënies, Sulltan Murati l (Murat Hüdavendigar), i njohur si Çlirimtari i Ballkanit.

Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), njëherësh ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kryetari i Bashkisë së Osmangazit, Erkan Aydın, deputetja e KDTP-së, Fidan Brina Jılta, kryetari i Shoqatës Mashhad-i Hüdavendigar, Muhammed Ali Yıldırım, si dhe përfaqësues të institucioneve turke që shërbejnë në vend dhe të ftuar të tjerë.

Ceremonia filloi me recitimin e vargjeve kuranore dhe lutjen që Murat Hüdavendigar bëri në fushën e betejës, në gjuhën shqipe dhe turke.

Në fjalimet e mbajtura për Sulltan Muratin gjatë ceremonisë u përmendën aftësitë e tij të suksesshme si burrë shteti dhe komandant. Gjithashtu u theksua se dera e Ballkanit iu hap osmanëve gjatë mbretërimit të tij.

Të ftuarit u takuan edhe me Saniye Türbedar, një anëtare e familjes Buhara Hacı Ali Bey, e cila u emërua Türbedare në vitin 1854 me kartën e Sulltan Abdulmecid Han.

Ceremonia përfundoi pasi u bë një lutje te varri i Murat Hüdavendigar.

Organet e brendshme të Sulltan Muratit I, i cili u godit me thikë dhe ra dëshmor nga ushtari serb Millosh Obiliqi gjatë vizitës në fushën e betejës pas Luftës së Parë të Kosovës, u varrosën në fshatin Mazgit të Obiliqit, që gjendet në kilometrin e 6 të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë. Varri i tij u ndërtua në fund të shekullit të 14-të. Ndërsa në formën aktuale të tij, varri u restaurua nga TIKA dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Türkiyes.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us