RAJONI
1 minuta leximi
Zgjedhjet parlamentare 2025: Vota e diasporës, numërohen 1.660 zarfe
Në shifrat e publikuara nga KQZ-ja, Partia Demokratike kryeson me 43,95 për qind për qind të votave të diasporës, ndjekur nga Partia në pushtet e Edi Ramës me 42,68 për qind.
Zgjedhjet parlamentare 2025: Vota e diasporës, numërohen 1.660 zarfe
Zgjedhjet parlamentare 2025: Vota e diasporës, numërohen 1.660 zarfe / TRT Balkan AL
12 Maj 2025

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur tashmë edhe për votuesit nga jashtë. 

Në total janë numëruar 1.660 zarfe të ardhura nga diaspora nga 194.889 në total.

Sipas rezultati të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 07:40, 726 vota ( 43,95 për qind) janë për Partinë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ndërsa 705 vota (42,68 për qind) janë për Partinë Socialiste.

Ndjekur nga partitë e tjera, votat e tyre rënditen kështu: 

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 117 vota, Partia “Mundësia” 35 vota, Partia Social-Demokrate 34 vota, “Lëvizja Bashkë” 21 vota, Partia Koalicioni Euroatlantik 4 vota dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 10 vota.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us