BOTA
1 minuta leximi
Franca: Kërkesa e Holandës për rishikimin e marrëveshjes BE-Izrael është legjitime
Neni 2 i Marrëveshjes së Partneritetit i cili i jep Izraelit privilegje tregtare nga BE-ja, thekson se marrëdhëniet midis palëve bazohen në "të drejtat e njeriut".
Franca: Kërkesa e Holandës për rishikimin e marrëveshjes BE-Izrael është legjitime
Franca: Kërkesa e Holandës për rishikimin e marrëveshjes BE-Izrael është legjitime / AA
12 Maj 2025

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot deklaroi se kërkesa e Holandës për rishikimin e Marrëveshjes së Partneritetit BE-Izrael, e cila i jep Izraelit privilegje në tregun e Bashkimit Evropian (BE) është legjitime.

Barrot në një transmetim të përbashkët nga radioja "France Inter", gazeta "Le Monde" dhe transmetuesi publik "Franceinfo" gjatë fundjavës, tha se Holanda i ka kërkuar Komisionit Evropian të shqyrtojë nëse qeveria e Tel Avivit e ka respektuar apo jo Nenin 2 të Marrëveshjes së Partneritetit BE-Izrael. 

"Kjo është kërkesë legjitime dhe unë e ftoj Komisionin Evropian ta shqyrtojë atë", tha kryediplomati francez.

Kur u pyet nëse këto fjalë nënkuptojnë se Franca është në favor të vënies në pikëpyetje të marrëveshjes, Barrot tha: "Le të shohim se si Komisioni Evropian e vlerëson nëse Izraeli i përmbahet apo jo Nenit 2 të kësaj marrëveshjeje".

Neni 2 i Marrëveshjes së Partneritetit i cili i jep Izraelit privilegje tregtare nga BE-ja, thekson se marrëdhëniet midis palëve bazohen në "të drejtat e njeriut".


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us