Këshilli i Arsimit të Lartë i Türkiyes ka njoftuar se 26 universitete turke janë përfshirë në Renditjen Botërore të Universiteteve QS 2026, e cila përfshin 1.500 universitete nga 106 vende dhe rajone të botës.
Türkiye është vendi i katërt që ka bërë përparimin më të madh ndër vendet që kanë mbi 20 universitete në këtë renditje.
Raportohet se 11 universitete turke janë përfshirë në top 1.000, nga të cilat nëntë kanë përmirësuar pozitat në krahasim me vitin e kaluar, dy i kanë ruajtur pozitat, dhe asnjë universitet nuk ka rënë nën renditje.
Në njoftim thuhet se dy universitete turke janë futur në top 300-çen, katër universitete turke në top 400-çen, dhe gjashtë universitete turke në top 500-çen.
Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (METU) u rendit në vendin e 269-të, dhe Universiteti Teknik i Istanbulit (ITU) në vendin e 298-të, duke u bërë kështu pjesë e 300 universiteteve më të mira në botë.
Universiteti Koç u rendit në vendin e 323-të dhe Universiteti Boğaziçi në vendin e 371-të, duke u përfshirë në top 400-çen.
Universiteti Sabancı u rendit në vendin e 404-t dhe Universiteti Bilkent në vendin e 415-të, duke hyrë në top 500-çen universitete në botë.
Pra, gjithsej gjashtë universitete turke janë renditur në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë.
Universiteti Hacettepe u rendit në vendin e 571-të, Universiteti i Istanbulit në vendin e 628-të, Universiteti i Ankarasë në vendin e 697-të, Universiteti Yıldız Teknik në vendin e 736-të dhe Universiteti Gazi në vendin e 915-të, duke qenë në mesin e 1000 universiteteve më të mira.
Sipas raportit QS për Türkiyen, METU, Boğaziçi dhe ITU janë renditur ndër 100 universitetet më të mira në botë për treguesin “Reputacioni i Punëdhënësve”, dhe reputacioni akademik ndërkombëtar i arsimit të lartë turk, universiteteve turke dhe vetë Türkiyes po rritet me shpejtësi.
Presidenti i Këshillit të Arsimit të Lartë, Prof. Dr. Erol Özvar deklaroi: “Kjo arritje nuk është rastësi. Të gjithë kemi punuar shumë së bashku. Do të arrijmë edhe më mirë. I përgëzoj të gjitha universitetet tona që janë renditur dhe që kanë bërë përpjekje.”