RAJONI
1 minuta leximi
Grenell: Presidentja Osmani manipuloi me fjalët e Donald Trump
Për këto akuza, pesidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media sapo të rikthehet në Kosovë pas vizitës së saj në ShBA.
Grenell: Presidentja Osmani manipuloi me fjalët e Donald Trump
Grenell: Presidentja Osmani manipuloi me fjalët e Donald Trump / AA
14 Korrik 2025

Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për manipulim të fjalëve të presidentit, Donald Trump.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11 korrik në një diskutim në Universitetin Johns Hopkins në Uashington kishte thënë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Por, presidentes Osmani i ka reaguar emisari amerikan, Richard Grenell, i cili ka akuzuar Osmanin se ka manipuluar fjalët e presidentit Trump.

"Turp për Vjosa Osmanin manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në 2019 dhe 2020 - përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale.Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde", ka shkruar Grenell.

Lidhur me këtë deklaratë të Grenell, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media sapo të rikthehet në Kosovë pas vizitës së saj në ShBA.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us