LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Foshnjat e lindura para kohe në Gaza luftojnë për mbijetesë
Punonjësit e kujdesit shëndetësor në departamentin e pediatrisë dhe maternitetit të Spitalit Nasser në qytetin Khan Younis po përpiqen t'i mbajnë gjallë foshnjat në njësitë e kujdesit intensiv me burime të kufizuara.
Foshnjat e lindura para kohe në Gaza luftojnë për mbijetesë
Foshnjat e lindura para kohe në Gaza luftojnë për mbijetesë / AA
20 Qershor 2025

Përderisa Izraeli vazhdon sulmet dhe rrethimin intensiv në Rripin e Gazës të bllokuar, jeta e foshnjave të porsalindura është në rrezik për shkak të pakësimit të furnizimeve me ushqim për foshnjat.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në departamentin e pediatrisë dhe maternitetit të Spitalit Nasser në qytetin Khan Younis po përpiqen t'i mbajnë gjallë foshnjat që kanë lindur para kohe në njësitë e kujdesit intensiv me burime të kufizuara.

Ushtria izraelite lejon vetëm një numër të kufizuar kamionësh me ndihma në Gaza.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën brutale kundër Rripit të Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë mbi 55.700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us