BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
Kompania turke prezanton sistem të ri inteligjent të mbrojtjes
“Armor Integrity” nga Nurol Teknoloji do t’i bëjë sulmuesit të mendohen dy herë përpara se të godasin, falë një sistemi lehtësisht të integrueshëm që ofron mbrojtje në kohë reale.
Kompania turke prezanton sistem të ri inteligjent të mbrojtjes
Kompania turke prezanton sistem të ri inteligjent të mbrojtjes / AA
18 Korrik 2025

Kompania turke e mbrojtjes Nurol Teknoloji do të prezantojë javën e ardhshme “Armor Integrity”, një sistem i zhvilluar për platforma tokësore, ajrore dhe detare që shton një shtresë sigurie të aftë për të zbuluar sulmet e mundshme.

Kjo shtresë inteligjente sigurie do të prezantohet për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025) që zgjat gjashtë ditë dhe nis të martën në Istanbul.

Sistemi është projektuar për të rritur sigurinë dhe efektivitetin në marrjen e vendimeve të personelit që përdor automjete të blinduara në mjedise me kërcënime të larta. Ai analizon informacione kyçe për të maksimizuar ndërgjegjësimin situacional të personelit.

Sistemi mund të zbulojë drejtimin nga vjen një kërcënim balistik duke përdorur sensorë shumë precizë të integruar në sipërfaqen e blindit, si dhe algoritme të avancuara që funksionojnë në sfond. Gjithashtu, mund të vlerësojë sa herë është goditur një automjet apo platformë, nivelin e depërtimit të blindit, jetëgjatësinë e mbetur të tij dhe intensitetin e sulmit.

“Armor Integrity” bazohet në një arkitekturë modulare me përvojë të dëshmuar në terren, dhe mund të integrohet lehtësisht në platforma të ndryshme, duke punuar në harmoni të plotë me sistemet ekzistuese të komandimit dhe kontrollit.

Sistemi mbledh të dhëna nga shumë sensorë duke përdorur parimin e bashkimit të sensorëve (sensor fusion), për të ofruar analiza të shtresuara të asaj që ndodh në terren. Ai mund të regjistrojë të gjitha të dhënat e marra dhe të shërbejë si burim për analiza pas misionit.

Ky sistem ofron mbrojtje në kohë reale dhe luan një rol kyç në ndërtimin e kujtesës së brendshme, zhvillimin e taktikave dhe mbështetjen e aktiviteteve stërvitore.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us