SPORT
1 minuta leximi
Kosova përgatitet për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut, synon rikthimin te fitorja
Dardanet e nisën mbarë këtë edicion, duke triumfuar bindshëm në Shkup me rezultat 4:0, por më pas pësuan humbje befasuese në Prishtinë ndaj Letonisë (0:1). Me synimin për t’u rikthyer te fitorja, ekipi ka nisur përgatitjet në Kampin Nacional të FFK-s
Kosova përgatitet për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut, synon rikthimin te fitorja
Kosova përgatitet për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut, synon rikthimin te fitorja / TRT Balkan
3 Prill 2025

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur grumbullimin shtatëditor për ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit C6 në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.

Dardanet e nisën mbarë këtë edicion, duke shënuar fitore bindëse në Shkup me rezultat 4:0, por më pas pësuan humbje befasuese në Prishtinë ndaj Letonisë (0:1). Me synimin për t’u rikthyer te fitorja, ekipi ka nisur përgatitjet në Kampin Nacional të FFK-së, në kuadër të grumbullimit që do të zgjasë deri më 8 prill, kur edhe do të zhvillohet ndeshja.

Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka theksuar se përkundër rezultatit bindës në ndeshjen e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, sfida e ardhshme nuk do të jetë e lehtë. Ai ka kërkuar seriozitet të plotë nga futbollistet dhe angazhim maksimal gjatë këtyre ditëve, me qëllim që ekipi të jetë në formë optimale për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Futbollistet Erëleta Memeti dhe Donjeta Halilaj u shprehën optimiste për paraqitjen e ekipit, duke theksuar se Kosova do të japë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje dhe për t’u kthyer në rrugën e fitoreve dhe për të ruajtur gjasat për sukses në Ligën C të Ligës së Kombeve.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us