TÜRKİYE
1 minuta leximi
SOLOTÜRK realizon fluturim provë mbi Adapazarı
Ekipi akrobatik ajror i Forcave Ajrore Turke SOLOTÜRK realizon fluturim provë mbi rajonin e Adapazarit
SOLOTÜRK realizon fluturim provë mbi Adapazarı
SOLOTÜRK realizon fluturim provë mbi Adapazarı / TRT Balkan
19 Qershor 2025

Ekipi akrobatik ajror i Forcave Ajrore Turke, SOLOTÜRK, bëri prova para fluturimit demonstrues që do të mbahet me rastin e 104-vjetorit të çlirimit të qytezës Adapazarı në Sakarya të Türkiyes, nga pushtimi armik. 

Fluturimi provë që u mbajt mbi parkun "Aziz Duran" zgjati afërsisht 25 minuta.

Personat që erdhën për të parë fluturimin provë regjistruan me telefonat e tyre celularë akrobacitë e kryera nga piloti i SOLOTÜRK me avionin e tij luftarak F-16.

Si pjesë e aktiviteteve që do të mbahen nga Bashkia e Adapazarit me rastin e 104-vjetorit të çlirimit të këtij rajoni nga pushtimi armik, SOLOTÜRK do të kryejë fluturim demonstrues mbi parkun "Aziz Duran" të shtunën, më 21 qershor, në orën 14:15 me kohën lokale.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us