TÜRKİYE
3 minuta leximi
Fondacioni historik 441-vjeçar vazhdon t’i frymëzojë dhe t’i ndihmojë njerëzit
Themeluar nga Haxhi Mehmed Efendi, një nga njerëzit më të pasur të qytetit gjatë periudhës osmane dhe i menaxhuar nga anëtarët e familjes për vite me radhë, fondacioni prek zemrat e shumë njerëzve falë pronave të paluajtshme që posedon.
Fondacioni historik 441-vjeçar vazhdon t’i frymëzojë dhe t’i ndihmojë njerëzit
Fondacioni historik 441-vjeçar vazhdon t’i frymëzojë dhe t’i ndihmojë njerëzit
29 Mars 2025

Themeluar në Kayseri të Türkiyes në vitin 1584, Fondacioni Mülhak El-Hac Nasrullahzade Mehmed Bin Nasrullah për 441 vjet ka vazhduar detyrat e shkruara në aktin e themelimit.

Themeluar nga Haxhi Mehmed Efendi, një nga njerëzit më të pasur të qytetit gjatë periudhës osmane dhe i menaxhuar nga anëtarët e familjes për vite me radhë, fondacioni prek zemrat e shumë njerëzve falë pronave të paluajtshme që posedon.

Fondacioni, bordi i të cilit kryesohet nga mjeku Mehmet Köseoğlu, mbledh qytetarët në tryezën e iftarit që shtron gjatë Ramazanit, plotëson nevojat e kuzhinës të shkollave imam-hatip (medrese) dhe u jep bursa studentëve.

Zyrtari i fondacionit, Mehmet Soyaslan, për Anadolu tha se në Türkiye janë më shumë se 200 fondacione historike që janë themeluar në periudhën osmane e që vazhdojnë sot ende, dhe se Fondacioni Nasrullahzade është ndër dhjetë më të mirët në mesin e këtyre.

Duke shpjeguar se themeluesi i fondacionit kishte kushte të ndryshme të bamirësisë, Soyaslan tha: "Ndërsa të ardhurat tona rriten, ne përpiqemi t'i vazhdojmë këto kushte në përputhje me udhëzimet e kryetarit tonë të bordit, Mehmet Köseoğlu, dhe në kuadër të informacionit që marrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve".

Duke dhënë shembuj të bamirësisë në statutin e fondacionit, Soyaslan tha: "Ekziston një kusht për të ndihmuar të varfrit në tre muajt e mëdhenj islamë. Fondacioni dikur kishte dy shatërvanë pranë Kalasë së Kayserit, por meqenëse ato shatërvanë nuk ekzistojnë, sot ne e zëvendësuam këtë bamirësi në një shatërvan uji. Ne sigurojmë nevojat për ujë për Spitalin Onkologjik Universitar Erciyes dhe Spitalin Onkologjik të Fëmijëve për dhjetë vjet".

Këtë vit shpërndahen 3 mijë thasë me miell

Soyaslan deklaroi se fondacioni do të plotësojë kërkesa bamirësie prej 17 milionë lirash turke (rreth 400 mijë euro) këtë vit dhe se prej vitesh kanë vazhduar punët bamirëse specifike për Muajin e Ramazanit, të përfshira në statutin e fondacionit.

"Këtë vit po shpërndajmë tri mijë thasë me miell. Një pjesë i dërgojmë në shtëpitë e nevojtarëve dhe një pjesë i marrin me kuponë vet nga dyqanet e miellit. Përveç kësaj, nga mielli përfitojnë edhe ata që janë në listat e nevojtarëve në organizatat vullnetare. Kemi dy vitet e fundit që organizojmë edhe një program iftari me Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve. Këtë vit, me bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve, fondacioni organizoi iftare për dhjetë ditë.

Motoja e fondacionit është 'Dora që shtrihet nga e kaluara drejt së ardhmes'. Kur ne ndihmojmë, edhe neve na ndihmojnë të tjerët. Ne u drejtohemi fëmijëve, prekim zemrat", deklaroi Soyaslan.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us