TÜRKİYE
3 minuta leximi
Erdoğan: Rruga e Zhvillimit pritet të krijojë 63 mijë vende pune në vit
"Me një parashikim 10-vjeçar, Rruga e Zhvillimit pritet të gjenerojë mbi 50 miliardë dollarë ndikim në prodhim dhe të krijojë mesatarisht 63 mijë vende pune në vit", shtoi Erdoğan.

Erdoğan: Rruga e Zhvillimit pritet të krijojë 63 mijë vende pune në vit / AA
27 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan tha se Türkiye do t'i transformojë mundësitë e saj gjeopolitike në avantazh të gjithanshëm ekonomik me Projektin e Rrugës së Zhvillimit që do të sjellë përfitime për të gjithë rajonin.

Vlerësimet e tij erdhën gjatë fjalimit të tij në Forumin Global të Lidhshmërisë së Transportit në Istanbul.

Kargoja që mbërrin në portin Faw të Irakut pritet të arrijë në Evropë nëpërmjet Türkiyes, falë Projektit të Rrugës së Zhvillimit, tha ai.

"Me një parashikim 10-vjeçar, Rruga e Zhvillimit pritet të gjenerojë mbi 50 miliardë dollarë ndikim në prodhim dhe të krijojë mesatarisht 63 mijë vende pune në vit", shtoi Erdoğan.

Duke tërhequr vëmendjen në tensionin e përshkallëzuar të kohëve të fundit në rajon, Erdoğan tha se tensionet rajonale dhe pasiguritë në Ngushticën e Hormuzit dhe në hapësirën ajrore nënvizojnë rëndësinë e rrugëve të sigurta të transportit.

Sipas tij, potenciali i vëllimit tregtar i Korridorit të Mesëm nëpërmjet hekurudhës është rreth 75 miliardë dollarë.

"Ne parashikojmë që zbatimi i projekteve për Korridorin e Mesëm do të gjenerojnë një ndikim prodhimi prej 114 miliardë dollarësh dhe do të krijojë mesatarisht 144 mijë vende pune në vit", shtoi ai.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us