RAJONI
1 minuta leximi
Forcës së Sigurisë së Kosovës i bashkohen 350 pjesëtarë të rinj
Pjesë e ceremonisë së diplomimit të rekrutëve ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se në katër vitet e fundit në ushtri janë investuar 300 milionë euro dhe mbi 2.700 ushtarë e oficerë të rinj janë rekrutuar.
Forcës së Sigurisë së Kosovës i bashkohen 350 pjesëtarë të rinj
Forcës së Sigurisë së Kosovës i bashkohen 350 pjesëtarë të rinj / AA
27 Qershor 2025

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë bashkuar 350 rekrutë të rinj në një ceremoni të mbajtur në qytetin e Ferizajt.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëherësh është edhe Komandante Supreme e FSK-së, tha se 350 ushtarë të rinj morën rrugën në shërbim të FSK-së.

"Nga këta djem dhe vajza në uniform, një zë i fuqishëm jehon: për Kosovën", tha Osmani.

Sipas presidentes Osmani, fuqia e ushtrisë kosovare po rritet dhe Republika e Kosovës po ecën përpara me krenari.

Pjesë e ceremonisë së diplomimit të rekrutëve ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se në katër vitet e fundit në ushtri janë investuar 300 milionë euro dhe mbi 2.700 ushtarë e oficerë të rinj janë rekrutuar.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us