RAJONI
1 minuta leximi
Shqipëri, forca Ajrore monitoron zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit
Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.
Shqipëri, forca Ajrore monitoron zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit
Shqipëri, forca Ajrore monitoron zonat e prekura nga zjarret në jug të vendit / ATA
27 Qershor 2025

Në Ksamil dhe në zona të tjera në jug të Shqipërisë ka pasur vatra zjarri javët e fundit, për shkak të temperaturave të larta. 

Vatra më e fundit u regjistrua pasditen e djeshme në Ksamil dhe arriti të fiket plotësisht nga forcat zjarrfikëse në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Në kuadër të përballimit të situatës në jug të vendit, e cila është e përvitshme në Shqipëri, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët.

Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.

Monitorimi në kohë reale i zonave me rrezikshmëri për përhapje zjarri vjen nga Forca Ajrore si një mekanizëm për menaxhimin efikas të situatës emergjente, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us