Aktivizohet sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit mbi Tel Aviv, ndërsa tensionet me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, pas një seri lëshimesh raketash dhe paralajmërimeve për sulme të mëtejshme.
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.
Më tej u tha se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.
Shumë vende përfshirë Türkiyen, dënuan sulmet e Izraelit.