Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme të popullsisë gjatë vitit 2024, me një ulje prej 17.525 banorësh në total në krahasim me një vitë më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovë, ky ndryshim është rezultat i bilancit negativ të migrimit ndërkombëtar, i cili llogaritet në -28.413 banorë – me 37.451 persona që emigruan nga vendi, ndërsa 9.038 imigruan në Kosovë.
Pavarësisht një rritjeje natyrore të popullsisë prej 10.888 banorësh dhe një numri të konsiderueshëm të lëvizjeve të brendshme ku 21.513 persona që kanë ndërruar komunën e vendbanimit, efekti i emigrimit ka ndikuar dukshëm në strukturën demografike të vendit.
Si rezultat, popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 është vlerësuar të jetë 1.585.590 banorë.